Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Suad Sahiti, ishte titullar në fitoren e skuadrës së tij Wisla Plock 3:1 ndaj Jagiellonia.
24-vjeçarit iu anulua një gol në fitoren e ekipit të tij, për shkak të pozicionit jashtë loje.
Skuadra polake ku aktivizohet Sahti është lidere në Superligën e Polonisë me 25 pikë.