Ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është shfaqur në seancën parlamentare të kësaj të enjte pas gjashtë muaj mungesë.
“Mirëmëngjesi, urime për rekomandimin”, mësohet t’u ketë thënë ai mediave para se të hynte në seancë.
Tahiri ishte ulur i vetëm në karrigen e tij në fund të sallës në radhët e socialistëve, teksa është përgatitur të flasë në ligjin për Prokurorinë.
Si për ironi e ka regjistruar emrin te ligji për prokurorinë, që kërkon ta arrestojë.
Mësohet se opozita nuk do të jetë kur Tahiri të mbajë fjalën e tij, pasi është parashikuar që të largohen pasi të flasin për integrimin.