Ylli i Newcastle, Allan Saint Maximin, i ka dhuruar një orë Rolex një tifozi pas fitores së skuadrës së tij ndaj Nottingham Forest.
Pasi ndihmoi skuadrën e tij të regjistronte një fitore 2-0 ndaj Forestit të sapo promovuar, Saint Maximin ishte në humor bujar teksa i dorëzoi një orë të markës ‘Rolex’ një tifozi të Newcastle, i cili mbante një flamur francez me emrin dhe numrin e anësorit, transmeton Klankosova.tv.
Tifozi, Steve Dutton, që mori dhuratën tha se është në shok.
“Unë isha personi që më dhanë orën nga ASM. Isha fare pa fjalë. Mendova se ai po vinte për të nënshkruar autografe dhe për të bërë foto me fëmijët. Unë jam ende në shok, nuk mund ta falënderoj sa duhet Saint Maximin”.
Kjo nuk ishte hera e parë që Saint Maximin i dhuroi një orë një fansi, ai e bëri të njëjtën gjë në dhjetor të 2021.