Në muajt e madje në vitet e fundit, mediat britanike kanë raportuar shpesh për një rritje të rrezikshme të krimit të organizuar shqiptar, duke iu drejtuar shpesh si “mafia shqiptare”.
Këto grupe raportohen si të lidhura me trafikun e qenieve njerëzore nga Ballkani, si dhe si ndikues për rritjen e dhunës në botën e krimit. Duken sikur kanë marrë territor domethënës në fushën e kokainës, por jo vetëm. NCA, Agjencia Kombëtare e Krimit (në Britani) ka deklaruar se edhe pse grupet shqiptare përbëjnë vetëm 0.8% të krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, ata luajnë një rol të madh në tregun e kokainës.
NCA ka deklaruar gjithashtu se marrja e këtyre grupeve me trafikun e qenieve njerëzore është veçanërisht shqetësuese, pasi përfshin kryesisht viktima nga Shqipëria ose nga vendet fqinje. Grupet i joshin viktimat për të udhëtuar në Britani me premtime të rreme për vende pune. Por nuk ka asnjë provë se grupet që merren me drogë, sidomos me kokainën, merren edhe me trafikun njerëzor. Megjithatë, autoritetet në Britani nuk ngurrojnë t’i përshkruajnë shqiptarët si organizatorë të një rrjeti të mirëfilltë që vepron në fusha të ndryshme të krimit, me shkelje nga më të rëndat.
Pa dashur të ul vlerat e luftës së viktimave të trafikut të qenieve njerëzore, apo analizat e agjencive mbi tregtinë e drogës, ajo që po shohim këtu është një tjetër shembull se si mitet krijohen, ndërtohen artificialisht dhe pastaj shumohen.
Në këtë rast është miti i “mafias”, një krijim specifik i botës së krimit, ku etnia është veçoria tipike e dikujt që është në anën e frikshme, ose e tjetrit në anën e lavdishme.
Miti i mafias lidhet dhe me grupe të njohura të krimit të organizuar, si ato italiane, ruse e japoneze. Kur këto grupe thirren me emrat specifikë, si grupe “Siciliane”, “Italo-Amerikane”, “Koza Nostra”, “Ndrangeta kalabreze”, “Bratva Ruse” apo “Jakuza japoneze”, e vetmja gjë e përbashkët që kanë është se të krijojnë menjëherë në mendje imazhin e organizatave kriminale, plot dhunë e korrupsion, të ndërtuara mbi traditat, vlerat dhe ritet që vijnë nga etnitë e njerëzve që i organizojnë.
Ndonëse krimi i organizuar është kryesisht një treg i larmishëm, ose një dukuri e bazuar në veprimtari kriminale, si trafiku i drogës apo i qenieve njerëzore, në Britani shpesh i shohim si referenca ndaj etnive të tjera: italianë, rusë, kinezë, japonezë, turke, dhe tani ato shqiptare. Etiketimi “mafia” u vihet shpesh grupeve etnike që kanë një kulturë të bazuar te traditat e nderit, dhe që janë të lidhur fort ndaj strukturave të familjes, siç është Kanuni shqiptar.
Por kush fshihet në të vërtetë pas biznesit të kokainës?
Studime të detajuara, të kryera nga akademikë, e që përfshijnë deri intervista me kriminelë, deri shqyrtime të çështjeve gjyqësore e të statistikave të etnive, tregojnë në fakt se grupet shqiptare nuk kanë bashkëpunim me njëri-tjetrin kur veprojnë jashtë, si në SHBA, Kanada, Austri apo Britani. Në shumicën e rasteve nuk kanë as kontakt të drejtpërdrejtë me grupet e organizuara të vendit të origjinës.
Shqiptarët punojnë me grupe të tjera, si Ndrangeta dhe “Hells Angels”. Sigurisht që është e mundur që disa kriminelë shqiptarë mund të kenë akses të drejtpërdrejtë te burimet e drogës, sidomos kokainës, në vende prodhuese si Bolivia apo Peruja, por këto grupe janë më shumë të lidhura me shpërndarësit, se me trafikuesit. Kjo do të thotë që ata merren me kokainë pasi ajo të ketë hyrë në portet përkatëse, dhe punojnë vetëm në sajë të marrëveshjeve që kanë me grupet që merren realisht me trafikun, si klanet e Ndrangetës kalabreze.
Ndodh shpesh që të ngatërrohen trafikantët e mëdhenj me shpërndarësit e vegjël që e shesin drogën pasi ka hyrë në një vend. Dhe kjo është e kuptueshme, pasi bëhet një rrjet i ndërlikuar. Por shpërndarësit e vegjël, që e marrin drogën dhe ua shpërndajnë shitësve të rrugës, brenda ose jashtë rrjeteve të organizuara, janë personat që ekspozohen më shumë dhe që rrezikojnë më shumë të kapen. Janë ata që bëjnë dërgesat e drogës nga trafikantët te shitësit, dhe kjo do të thotë që përballen edhe me dhunën dhe kërcënimin e grupeve rivale, të cilat kanë trafikuar të njëjtin produkt.
Rrjetet shqiptare janë parë shpesh si operatorë të besueshëm në këtë fushë, por pesha e tyre në botën e drogës është për t’u vënë në dyshim. Sado që është domethënëse, në të vërtetë ata varen nga trafikantët, të cilët janë burimi, organizatorët dhe transportuesit e mirëfilltë të drogës.
Ideja e një mafieje shqiptare, të organizuar në shkallë ndërkombëtare, mbetet një mit i vërtetë dhe thjesht krijon stereotipa negativë për emigrantët shqiptarë nëpër botë. Po ashtu, bën që publiku të largohet nga thelbi, që është se krimi i organizuar është një kombinim i strukturave dhe roleve të ndryshme, që luhen nga një larmi individësh. Të qenit nga e njëjta etni mund ta lehtësojë sistemin e shpërndarjes, në një farë mënyre, por nuk e krijon.