Mbrojtësi i Japonisë, Gotoku Sakai ka dal pozitiv me Coronavirus. Lajmi është konfirmuar të hënën nga klubi i tij Vissel Kobe, transmeton Koha.net.
Sakai është lojtari i parë i J-League të Japonisë që ka dal pozitiv me koronavirus.
Sakai, që ka luajtur 42 ndeshje për Japoninë, fillimisht kishte temperaturë dhe më pas u diagnostikua me probleme me frymëmarrje në ditën tjetër. Ai është konfirmuar me koronavirus të hënën.
Kobe ka thënë se asnjë lojtar i skuadrës, përfshirë edhe ikonën e Barceonës, Anders Iniesta, nuk ka shfaqur simptome.
“Momentalisht, nuk ka ndonjë lojtar apo anëtar tjetër të stafit, pos Gotoku Sakain, që ka shfaqur simptome se është i infektuar me koronavirusin e ri. Në bashkëpunim me qendrën shëndetësore publike, ne po shikojmë të identifikojmë ata që kanë qenë në kontakt të afërt dhe të kompletojmë dezinfektimin e kompleksit stërvitor”, është thënë në komunikatë të klubit.
Mbrojtësi 29-vjeçar i është bashkuar Vissel Kobes nga klubi gjerman Hamburg stinorin e kaluar.
Si shumica e garave sportive nëpër botë, edhe J-League e Japonisë është pezulluar për shkak të shpërthimit të koronavirusit.