Drejtori i ATK-së, Sakip Imeri ka pritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Klubit të Prodhueseve të Kosovës, Astrit Panxha. Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit me këtë klub, i cili bënë promovimin dhe përfaqësimin e komunitetit të bizneseve në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua për çështje të ndryshme, të cilat janë me interes për bizneset, mirëpo si pika kryesore të cilat patën fokus të veçantë, ishin digjitalizimi i informacioneve për prodhuesit vendor, si dhe promovimi i fushatave për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale.
Drejtori Imeri, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimeve si ky, mund të arrijmë të kuptojmë kërkesat dhe nevojat e bizneseve.