Goli i Mohamed Salah kundër Manchester Cityt është zgjedhur goli i javës në Ligën e Kampionëve.
Goli i barazimit i egjiptianit ndaj Manchester City në “Etihad” në ndeshjen e kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën është zgjedhur goli më i mirë i javës në Champions League.
Salah e mposhti konkurrencën nga bashkëlojtari Alex Oxlade-Chamberlain, si dhe nga Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Luis Suarez (FC Barcelona) dhe Mario Mandzukic (Juventus) për ta fituar këtë çmim, i cili mbulon të gjitha ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.