Trajneri i Egjiptit, Hector Cuper, ka thënë se gati 100 për qind është i bindur se anësori Mohamed Salah do të luajë në ndeshjen kundër Uruguait që zhvillohet nesër.
Lojtari i Liverpoolit u lëndua në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ka munguar që prej asaj humbje nga Real Madridi.
“Mund t’ju siguroj gati 100 për qind se ai do të luajë, ruani për fund rrethanat e paparashikuara”, ka thënë Cuper.
Egjipti dhe Uruguai bëjnë pjesë në grupin A së bashku me Rusinë dhe Arabinë Saudite.