Mohamed Salah ka shkëlqyer në fitoren 4 me 0 të Liverpoolit ndaj Bournemouthit duke realizuar tre gola.
Egjiptiani nisi serinë e golave në minutën e 25 ndërsa e vazhdoi vetëm tre minuta nga fillimi i pjesës së dytë.
Jack Cork realizoi autogol për rezultatin 3 me 0 ndërsa egjiptiani doli edhe një herë në skenë për 4 me 0.
Me këtë fitore Liverpooli merr kreun e Premier Ligës me 42 pikë, një më shumë se Manchester City që sonte luan kundër Chelseat në Londër.