Salah thotë se finalja e Champions League është mes Realit e Liverpoolit, e jo betejë mes tij e Ronaldos.
Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë vendimtar për klubet e tyre në rrugën drejt finales së Kievës.
E gjithë vëmendja në finale do të jetë te dyshja, Salah-Ronaldo, edhe pse egjiptiani nuk mendon kështu.
Salah është golashënuesi i dytë më i mirë në Champions, së bashku me Roberto Firminon, me nga 10 gola. Prin Cristiano me 15.
“Nuk do të jetë finale mes Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo. Unë jam duke luajtur për një klub fantastik dhe kemi lojtarë të shkëlqyer. Jemi kualifikuar në finale me punë fantastike si ekip, nuk kam mundur të bëjë unë asgjë i vetëm”, tha Salah.
Dyshja në fjalë janë duke luftuar për “Topin e Artë”, së bashku me Leo Messin dhe janë të vetëdijshëm se një triumf në Champions League, do t’i afronte edhe më shumë te çmimi prestigjioz individual, të cilin e kanë fituar Leo e Cristiano për 10 vite me radhë ( dytë nga 5).
25 vjeçari ka shënuar 43 gola në 49 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion duke thyer rekorde të shumta dhe dëshiron ende në tri ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit 2017/18.