Salah shpallet futbollisti arab i vitit 2017

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 10:27 | Nga

Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shpallur lojtari arab i vitit 2017, pas një votimi të rreth 100 gazetarëve nga disa shtete arabe.

Salah, 25-vjeçar, është treguar sukses i menjëhershëm që prej se iu bashkua Liverpoolit nga Roma, duke shënuar 17 gola në Premierligë dhe 23 në të gjitha garat.

Po ashtu, ai e ndihmoi Egjiptin të kualifikohet për Kupë të Botës, e cila do të mbahet këtë vit në Rusi.

Anësori sirian, Omar Khribin, i cili luan për Al-Hilal në Arabi Saudite, u radhit i dyti dhe një lojtar tjetër sirian, Omar Al-Soma, i skuadrës saudite Al Ahli, u rendit i treti.

Salah është favorit edhe për ta fituar çmimin lojtari afrikan i vitit, që do të shpallet në kryeqytetin e Ganës, Accra, të enjten.

Të ngjashme