Mohamed Salah pritet të mungojë nga tri deri në katër javë shkaku i lëndimit në krah që e pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi
Mjeku i Liverpoolit ka bërë të ditur se egjiptiani është i pikëlluar me atë që ka ndodhur dhe se është i përqendruar në rikthim për Botërorin.
“Është i pikëlluar dhe është i përqendruar në rikuperim, të shohim kur mund të jetë i gatshëm”, ka thënë Ruben Pons për gazetën spanjolle “Marca”.
“Në princip pritet të mungojë tre deri në katër javë, por do të tentojmë të reduktojmë këto data. Ky është një synim i madh”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.
Egjipti Botërorin e fillon ndaj Uruguait dhe Rusisë ndërsa grupet i mbyll me ndeshjen ndaj Arabisë Saudite. Kjo do të thotë se Salah mund të rikthehet për fazën e dytë të Botërorit.