E ardhmja e Mohamed Salahut, pritet të jetë te Liverpooli.
Pas spekulimeve se egjiptiani ka pasur një konflikt me trajnerin Jurgen Klopp, dhe do të largohet, ka reaguar edhe menaxheri i lojtarit Ramy Issa, transmeton KTV.
Ky i fundi ka ironizuar me të përditshmen “AS”, në lidhje me të ardhmen e lojtarin.
“Prapë po flet AS, po e shoh”, ka ironizuar menaxheri i lojtarit duke iu referuar spekulimeve të fundit nga “AS”.
Salahu këtë sezon me “Të kuqët”, po shkëlqen duke shënuar 23 gola dhe 11 asistime në të gjitha garat.