Mohamed Salah po e konsideron largimin nga kombëtarja e Egjiptit për shkak të asaj që ka ndodhur ditë më parë në Çeçeni, vend në të cilën u vendos kombëtarja egjiptiane gjatë Kupës së Botës “Rusia 2018”, raporton CNN.
Përderisa Salah nuk arriti ta ndihmojë kombëtaren e tij në këtë Botëror, ylli i Liverpoolit ishte parë duke ecur përkrah liderit çeçen, Ramzan Kadyrov çka është temë debati në këtë Botëror.
Sipas CNN-it ylli egjiptian është ndier i ekspozuar nga ajo që ka ndodhur në Çeçeni dhe Salah nuk dëshiron të angazhohet në tema përtej futbollit ose të përdoret për imazhin politik të ndokujt.
Lideri çeçen është akuzuar se po e përdor imazhin e Salahut për propagandë politike, përderisa regjimi i Kadyrovit është akuzuar shumë për abuzime me të drejtat e njeriut.