Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar i ka shprehur ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Në postimin e tij Berisha shprehet se Nano ka meritën për reformimin e Partisë Socialiste.
“Fatos Nanon mbyll sytë përgjithmonë. Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë. Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmve të tij dhe socialistëve. Amen”, shkroi Berisha në Facebook.