Shumë shtëpi u granatuan e u shkatërruan gjatë luftës në Kosovë.
Forcat serbe disa here granata hodhën edhe përtej kufirit në territorin e Shqipërisë, njofton Klan Kosova.
Bile gjatë vitit 1999 cak ishte edhe shtëpia e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Këtë e beri të ditur vet Berisha në emisionin Xing me Ermal Mamaqin që u transmetua në Klan Kosova mbrëmjen e së shtunës.
Ish-kryeministri i Shqipërisë bëri me dije se shtëpinë e tij në shërbim të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e dha me gjithë dëshirë.
Kontribut familja Berisha në luftën e Kosovës kishte dhënë edhe në forma tjera.
Berisha bëri me dije se tani shtëpia në Tropojë po restaurohet.