OVL e UÇK-së në Pejë ka konfirmuar se i ftuari i radhës nga Specialja është ish-komandanti i Brigadës 136, Salih Lajçi.
Ai do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale, transmeton Koha.net.
“Komandanti i Brigadës 136, z. Salih Lajçi, do të merret sot në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Komandanti është invalid i luftës e gjithashtu vëlla i heroit Selman Lajçi. Kjo familje ka dhënë shumë për liri, e gjithashtu është një familje e shkolluar që kontribuuan edhe për ndërtimin e paqes dhe shtetit të Kosovës”, thuhet në konfirmimin e OVL-së. “Baca Salih, të gjithë veteranët e Pejës, Dukagjinit e Kosovës janë me ty”