Salih Morina nga Lidhja Demokratike e Kosovës do ta zë vendin e Florian Dushit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Morina i cili ka shkruar se për këtë pozitë, është propozuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe Kryesia e partisë.
“Ju njoftoj se unë nuk do të jem kandidat në zgjedhjet e 6 Tetorit. Me propozim të Kryesisë dhe Kryetarit të LDK-së Akademik Isa Mustafa jam propozuar që ta përfaqësoj Lidhjen Demokratike të Kosovës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ)”, ka shkruar ai.
“Dua të falënderoj gjithë strukturat e degës së LDK-së në Malishevë që më propozuan të jem kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjithashtu dua ti falënderoj simpatizant e votues të LDK-së për besimin dhe mbështetjen qe i përfaqësova në dy legjislatura të Kuvendit të Kosovës, besim të cilin jam munduar ta kryej me nder dhe përgjegjësi ndaj vendit, subjektit dhe gjithë mbështetësve”, shkruan ndër të tjera ai.