Ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, i është vazhduar masa e paraburgimit nga Gjykata Speciale në Hagë.
Në vendimin e lëshuar nga Specialja thuhet se më mirë është që të vazhdohet paraburgimi, pasi thonë se është rreziku i mundësisë së ikjes.
Deri më 5 shtator të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar mund t’i paraqes materialet tjera për shqyrtimin e radhës të paraburgimit. Ndërsa, për ekipin e mbrojtjes afatet janë deri më 13 shtator.
Mustafa u arrestua në vitin 2020, njofton KlanKosova.tv.