Salihaj rikujton se shkollat e Prishtinës janë të mbingarkuara me nxënës

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 11:19 | Nga

Drejtor i Drejtorisë për Arsim, Jonuz Salihaj, pasi rikujtoi se Komuna e Prishtinës menaxhon 73 institucione arsimore, dhe se ka shumë shkolla të mira, i tha sot televizionit publik megjithatë shumë sosh janë të mbingarkuara me numër të nxënësve, madje përtej normales.

Sipas tij, objektet shkollore përbëjnë njërin ndër kushtet për të pasur arsim cilësor. Por, ka shumë shkolla që janë të ngarkuara me nxënës dhe ka raste kur është jashtë normales. Salihaj bëri me dije se do të ndërtohen shkolla dhe do të eliminohen problemet me numrin e nxënësve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme