Bekim Salihu nga Instituti GAP ka publikuar një fotografi të vitit të kaluar, ku kryeministri Albin Kurti shihet, siç thotë ai, në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të një çerdheje në Prishtinë.
Salihu shkroi në Facebook se që nga ajo kohë nuk është bërë asnjë punë për ndërtimin e çerdhes.
“Kjo foto e Kurtit është bërë në tetor të 2022 në lagjen ku unë jetoj në Prishtinë. Ai pati vendosur gurthemelin për ndërtimin e çerdhes. Ai tha në atë kohë në ceremoni se kjo është dëshmi e përmbushjes së zotimeve tona”, shkroi Salihu.
“Nga tetori 2022 deri në korrik 2023, asnjë centimetër punë në këtë lokacion nuk është bërë. Tani duhet të thuash, kjo është dëshmi e dështimeve tua”, shtoi ai.