Salihu: S’kemi qeveri, ndryshe do të kishte greva në arsim

Prishtinë | 03 Sht 2025 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i çështjeve të arsimit Jonuz Salihu, ka thënë se po të kishte qeveri viti i ri shkollor do të niste me greva.

Ai në emisionin “Konfront” në KTV ka deklaruar se grevat më së shumti i prekin fëmijët.

“Gëzohem që nuk kemi qeveri sepse do të kishim greva, mirë që ka filluar viti pa greva, unë nuk i pëlqej grevat në arsim për arsye se me gjithë arsyetimit që e kanë për të bërë greva ato më se shumti i prekin fëmijët, prandaj do të duhej të gjendshin mënyra të tjera, jo të preken fëmijët nga pasojat qëshkaktojnë grevat”, është shprehur Salihu. 

Ai ka thënë se sa u përket librave nga vitit 2008 ka qenë një sistem të etabluar dhe që ka funksionuar mirë. Sipas tij nuk është e arsyeshme që prindërit të presin me orë nëpër librari për t’i blerë librat, në vend se ato t’i gjejnë nxënësit në bankat e tyre.

Salihu ka theksuar se nuk ka pasur arsye që kjo të ndryshojë.

Ai ka përmendur edhe raportin e Zyrës Kombëtare të Auditorit (ZKA), sipas të cilit rreth 60 mijë euro subvencione për libra në vitin 2024 kanë shkuar për persona që nuk kanë pasur fëmijë në shkollë. 

Të ngjashme