Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu ka paralajmëruar shkarkime të krerëve të institucioneve në rast se LVV e merr pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Express.
Sallahu ka përmendur ish-prokurorin Sylë Hoxha dhe ish-drejtorin e Policisë, Rashit Qalajn, ndërsa ka shkruar se “të tjerë ushtrues të funksioneve kushtetuese dhe ligjore shkojnë pas zgjedhjeve
“Sylë Hoxhaj dhe Rashit Qalaj u kthyen para zgjedhjeve në ldk, repsktivisht në pdk. Të tjerë ushtrues të funksioneve kushtetuese dhe ligjore shkojnë pas zgjedhjeve. Pra, shkojnë aty nga kanë dalë!”, ka shkruar Sallahu.
Para një jave, Sallahu i kishte kërcënuar gjykatësit e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me “kritere ligjore më të ashpra për pranim dhe disiplinim!”.
Sallahu i ka kritikuar dhjetë gjyqtarë të PZAP-së, që sipas tij, ua kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetutese kandidatëve të LVV-së, duke u thënë se “Shihemi mbas 14 shkurtit”.