Shifrat e reja të zyrtarëve të shëndetësisë të Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), tregojnë se më shumë se 500 njerëz janë të sëmurë nga sallatat e kompanisë McDonald`s.
Numri i rasteve është rritur me 730 përqind gjatë gjashtë javëve të fundit, pasi në 16 shtete janë lajmëruar rastet me “diarre eksplozive” pasi kanë ngrënë një nga katër sallatat e menysë.
Gjatë dy javëve të fundit “sëmundja” ka arritur në New York dhe Conneticut dhe numri i rasteve në jug është duke u rritur.
Të paktën 24 persona kanë kërkuar trajtim spitalor për simptomat, ndërsa mosha e të prekurve ndryshon nga 15 deri 91 vjeç, ndër të cilët 66 përqind janë gra.
Administrata amerikane e ushqimit dhe drogës (FDA), tha të premten se agjentët po punojnë me McDonald’s për të marrë vesh se çfarë mund të jetë burimi i infeksionit.