Sallatë me pjeshkë, e freskët dhe e lehtë për ditët e ngrohta

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Kombinojini frutat më të shijshëm sezonalë me këto përbërës për të bërë sallatën më të mirë verore.

E keni gati në më pak se 10 minuta.

Përbërësit
200 gram pjeshkë
200 gram domate
¼ gotë qepë e kuqe
1 lugë gjelle uthull
1 ½ lugë çaji vaj ulliri
1 lugë çaji mjaltë
1/8 lugë çaji kripë
1/8 lugë çaji djathë i bardhë (feta)
2 lugë gjelle borzilok

Përgatitja
Kombinoni në një tas të madh domatet, pjeshkët dhe qepët e prera.
Në një tas të vogël miksoi uthullën, vajin e ullirit, mjaltin, kripën dhe piperin. Hidheni salcën e përgatitur mbi përzierjen me pjeskë. Përziejini mirë që përbërësit të kombinohen plotësisht.
Shërbejeni sallatën me djathë të bardhë dhe borzilok të grirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme