Salloni i së martës i D4D-së diskuton mbi gjuhën e urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+, kërkon veprime nga institucionet

Prishtinë | 18 Qer 2024 | 18:31 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokracia për Zhvillim (D4D) ka organizuar Sallonin e së Martës me temën “Java e Krenarisë: Sa është prezente gjuha e urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+ gjatë aktiviteteve sensibilizuese?”, në të cilën është thënë se

Diellza Mehmeti, Zyrtare e Komunikimit në Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore ka thënë se ky slogan ka qenë për t’i  vënë në pah këta njerëz.

“Na ma shume se 10 dite e patëm Javën e krenarisë sivjet slogani i javës së krenarisë ka qenë kemi qenë  dhe do të jemi qëllimi kësaj këtij slogani si kemi këtë agjendë për javët e krenarisë ka qenë për shkak të gjuhës së urrejtjes që e kemi pa   gjatë tëre vitit  dhe vitin e kaluar që shtyrjen për mohimin e ekzistencës së personave komunitetit LGBT ky slogan ka qenë për me ju venë në pah qita njerëz  krejt bashkë vazhdojmë me qenë dhe jemi pjesë e këtij shtetit”, tha ajo.

Sipas saj, parada e krenarisë ishte e mbushur me aktivitete të ndryshme.

“Çka kemi vërejtë një ndryshim prej vitit të kaluar është sepse njërën prej ditëve të javës se krenarisë e kemi pas një aktivitet një shesh ku ka qenë një aktivitet që kemi ngjyros zebrat në sheshin George Bush ka qenë aktivitet i bukur ka pas muzikë tepër janë argetuar tu ebo keit ket event kur ditën tjetër jemi zgjuar mëngjes dikush kish vnu simbol të urrejtjes i ka përshkall komplet zebrat ajo ka qenë një rikujtim për krejt neve që kjo është arsyeja pse duhet me qenë të mobilizuar dhe duhet të vazhdojmë të jem të zëshëm”, ka thënë ajo.

Blende Pira, Hulumtuese Ligjore dhe Kordinatore e Programit ne Iniciativa Rinore për te Drejtat e Njeriut ka thënë se Kosova ka nevojë për një edukim të popullsisë së masës ndoshta edhe vetë qeveritare edhe vetë personave në pozita publike për te informuar se çka është gjuha urrejtjes për pasojat që sjell gjuha urrejtjes dhe për sanksione që pasojnë gjuhën e urrejtjes ndaj komuniteteve

“Nuk ka qenë gatishmëria e institucioneve për të cilët si krime të urrejtjes, mirëpo edhe në media online edhe në platformat e organizatave që organizojnë komplet javën e krenarisë gjuha urrejtës ka qenë gjithmonë prezente kjo për shkak që ndoshta shumë personave nuk e din çka përbën gjuha urrejtjes dhe mendojnë se fshihen pas petkut të lirisë së shprehjes por legjislacioni jonë është shume i qartë në këtë drejtim dhe thotë qartazi që liria shprehjes është e garantuar megjithatë duhet të limitohet çdo herë kur nxitet urrejtje jo vetëm prej peronave LGBT po te gjithë komuniteteve të tjera në Kosovës andaj mund të them se ka nevojë për një edukim të popullsisë së masës ndoshta edhe vetë qeveritare edhe vetë personave në pozita publike për të informuar se çka është gjuha urrejtjes për pasojat që sjell gjuha urrejtjes dhe për sanksione që pasojnë gjuhën e urrejtjes”, tha ajo.

Ndërsa, Luljeta Demolli, Drejtore Ekzekutive ne Qendrën Kosovare për Studime Gjinore theksoi se rrjetet sociale, portalet nuk janë të vendosura në një mekanizëm rregullues dhe nuk ka ligj ende që të i rregullojnë.

“Dihet qe ligjërisht këto rrejte sociale portalet nuk janë të vendosura në një mekanizëm rregullues dhe nuk ka ligj ende  që të i rregullojnë më pastaj mungoj ai monitorimi dhe është një gamë e madh i gjuhës së urrejtjes që shfaqet kryesisht në portale prej portaleve pastaj që shprehin njerëz nuk shkohet me tutje dhe është  e pamundshme të monitorohet ne kemi pare vetëm kryeministrit qe ka marr pjesë në paradë. Momentin qe janë postuar fotot në Facebook-un e tij ka pas një gamë tejet të madha ku ai personalisht sulmohet me gjuhe të urrejtjes. Me se shumti janë të ekspozuara në gjuhe te urrejtjes aktivistet në mënyrë të vazhdueshme. Sa herë qe dal e flas në mbrojtje të komuniteti jo marr mesazhe vetëm ne rrejte sociale po edhe nga familjarët ka ndodh djali axhës ku na kanë drejtuar njerëz të ndryshëm mandej ajo gjuhë e urrejtjes kalon në fizikisht”, ka thënë ajo.

Ajo thotë ka edhe prej Parlamentit me gjuhë urrejtjes.

“Prej Parlamentit të thotë dikush je i sëmurë ty duhet me të izolu, me të përjashtuar, ai veç sa nuk po thotë ta vras, po ai shkon pas është thirrje prej Parlamentit me izolu ka pas specifikisht deputet qe kanë bërë thirrje për izolim kanë shpall një fajtor te tyre si rrezikshëm si sëmurë kur e thua këtë fjalë është thirrje kur thua thirrje për izolim është thirrje për eliminim kur thirr dikë për eliminim ka njerëz ekstremistë që mund të bëjnë diçka të tillë qe kemi pas rastin vjet në paradë një tentim akt terrorist prej personave  që ka marr pjesë në paradë”, u shpreh ajo.

Të ngjashme