Sali Sallteku, drejtor i Drejtorisë për Administratë të përgjithshme në Komunën e Rahovecit ka vizituar punimet të cilat janë duke vazhduar në ndërtimin e Zyrës së Gjendjes së Regjistrimit Civil në fshatin Qifllak.
Gjatë vizitës së tij të bërë në këtë projekt Drejtori Sallteku ka thënë se rregullimi Zyrës së Gjendjes së Regjistrimit Civil në fshatin Qifllak është obligim i yni dhe me këtë mund të them se pas përfundimit të ndërtimit të këtij objekti punëtoret të cilët janë duke punuar në zyrën e vjetër do të kenë kushte më të mira dhe sigurisht që do të u ofrojnë shërbime më të mira ndaj qytetarëve të cilët vijnë për tu pajisur me dokumente.
Sallteku thotë se me ndërtimin e këtij objekti, tani të gjithë zyrtarët e Zyrave të Gjendjes së Regjistrimit Civil në nivel të Komunës së Rahovecit kanë kushte të mira për punë.