Sami Lushtaku kandidat i PDK-së për Skenderaj: Më janë bërë padrejtësi në të kaluarën, jam prej atyre që s’ndalen

Prishtinë | 10 Kor 2025 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Sami Lushtaku ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet lokale të tetorit. Ai ka bërë të ditur se kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë e ka mbështetur në mënyrë unanime atë.

Lushtaku ka thënë edhe se kandidatura e tij vjen edhe si rezultat i padrejtësive që janë bërë ndaj tij në të kaluarën, ku ka përmendur mbajtjen e 4 vite e gjysmë burgim gjatë viteve 2013-2017, proces nga i cili në fund jam shpallur i pafajshëm. Po ashtu, Lushtaku ka përmendur edhe moslejimin e kandidaturës së tij në zgjedhjet lokale të vitit 2021 nga KQZ, siç ka thënë ai ‘‘për shkak të presioneve politike nga eksponentë të pushtetit aktual i cili tashmë është në shkuarje’’.

‘‘Unë i kam borxh të përjetshëm Skenderajt, qytetarëve të tij dhe çdo njeriu që e ka në zemër Drenicën. Kandidimi im është thirrje për bashkim, për zhvillim, për drejtësi dhe për dinjitetin e Skenderajt. Skenderaj do të bëhet çdo vit më i zhvilluar, me punë, me projekte dhe me udhëheqje të drejtë për të gjithë kurse programin e plotë do ta paraqes gjatë javëve të ardhshme’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme