Gjykata Supreme e ka liruar Sami Lushtakun nga burgu.
Supremja ka aprovuar ankesën e avokatit mbrojtës Arianit Koci.
“Kërkesa ime është aprovuar në tërësi, nga sonte i hiqet masa e paraburgimit”, tha Koci për Kallxo.com.
Lushtaku ishte dënuar në vitin 2015 me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për një vrasje të kryer në vitin 1998, edhe pse nuk dihej kush ishte vrarë, ndërsa vitin e kaluar Gjykata e Apelit e dënoi Lushtakun për përgjegjësi komanduese me 7 vjet burg.