Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherësh anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka paralajmëruar se do të rikthehet në krye të komunës së Skenderajt.
Kështu ka njoftuar ai përmes intervistës së dhënë në “Personale” të RTV Dukagjini ku tha se pozitën e kryetarin ia ka lëshuar kryetarit aktual, Bekim Jasharit, por që do të rikthehet për të realizuar projektet që i kanë mbetur në gjysmë.
Lushtaku u tërhoq me vetë-dëshirë nga gara, pas paraqitjes së kandidaturës së Bekim Jasharit. Ndërsa, sot bëri të ditur se do të kandidojë në vitin 2021 për kryetar komune.
“Kam vendosur përsëri të kandidojë dhe t’i mbarojë projektet e lëna në gjysmë. Unë prej katër vitesh edhe pse kam pasur përkrahjen e qytetarëve nuk kam mundur të jem kryetar dhe t’i kryej obligimet që më takojnë”, tha ndër të tjera ai.