Sami Sermaxhaj beson se Drenica do të mbetet në Superligë

Prishtinë | 02 Maj 2021 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, ka përgëzuar lojtarët e tij pas fitores së madhe ndaj Ballkanit.

“Timonieri” i skuadrës nga Skenderaj, pret forma e mirë dhe angazhimi i tillë të vazhdohet edhe në ndeshjet e tjera.

“Të them të drejtën kemi luajtur ndaj një skuadre shumë të fort. Kemi bërë kundërsulme të shpejta dhe kemi arritur të shënojmë golat. Lojtarët kanë pasur angazhim maksimal duke dhënë gjithçka nga vetja për ta arritur të fitorja. Me këto tri pikë kemi bërë një hap përpara për të siguruar mbijetesë”, deklaroi Sermaxhaj.

Të ngjashme