Me propozimin e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, kabineti qeveritar ka marrë vendim për emërimin e Samir Bllacakut drejtor të Agjencisë së Navigacionit Ajror, raporton Ekonomia Online.
Ministri Aliu tha që Bllacaku do të emërohet në këtë pozitë pasi që drejtorit aktual i ka përfunduar mandati.