Samiti i Brdo-Brionit nis pasdite në Slloveni, merr pjesë edhe Thaçi

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 11:26 | Nga

Në Slloveni pasditen e sotme fillon takimi vjetor i liderëve të përfshira në Brdo -Brion të cilin në vitin 2013 e kishin iniciuar Kroacia e Sllovenia me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe besimit në rajon dhe përshpejtimin e rrugës drejt BE-së të vendeve që nuk janë pjesë e bllokut.

Me mbledhjen plenare të pasdites në Brdo që ndodhet në afërsi të Kranjës marrin pjesë presidentët e Kosovës, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, e cila mbledhje zhvillohet paralelisht me takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të përfshira në proces, dhe një sërë takimesh dypalëshe, transmeton Klan Kosova.

Kreu i shtetit kosovar i cili po qëndron në Slloveni për të marrë pjesë në këtë samit gjatë ditës së djeshme është takuar me presidentin slloven, Borut Pahor, ku edhe kanë konfirmuar edhe një herë marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve.

Sivjet, mysafir special i Samitit Brdo-Brione është presidenti i Federatës Gjermane, Frank-Walter Steinmeier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme