Samiti i ardhshëm i Brdo-Brijunit mbahet në Slloveni, ftohet edhe Antonio Guterres

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, si një nga nikoqirët e Samitit të Brdo-Brijunit që këtë vit po mbahet në Tiranë ka njoftuar se takimi i radhës do të mbahet në Slloveni.

“Samiti i ardhshëm do të mbahet në Slloveni ku besojmë se do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres”.

“Gjithashtu dua të shpreh jo vetëm kënaqësinë për këtë pjesëmarrje dhe këto mesazhe mjaft konstruktive që drejtohen nga ky samit sidomos ndaj BE-se, por edhe të shprehë bindjen time se prezenca e presidentit të Polonisë dhe prezenca e dy presidentëve të dy vende themeluese është mjaft e rëndësishme që konkluzionet e këtij samiti të dëgjohen edhe më shumë në ditët dhe javët e ardhshme nga vendet anëtare të BE-së”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme