“Këto bisedime ende po vazhdojnë nuk mund t’i komentoj, nuk e di për çka janë marrë vesh. Pra, biseda, jo të gjithë së bashku, por së pari me liderët europianë, njëherë Kryeministri i Kosovës më duket e më pas presidenti i Serbisë. S’kemi ndonjë njoftim, kur të vijnë ata (liderët e BE’së) do të shohim çfarë ka.” ka theksuar Plenkoviq.
I pyetur nëse Kroacia angazhohet për të sanksionuar Serbinë për shkak të sulmit të 24 shtatorit, Plenkoviq ka thënë se konkluzionet e BE’së në masë të madhe janë dakorduar dhe se ato janë të forta dhe serioze sa i përket këtij rasti.
“Konkluzionet pak a shumë janë dakorduar, janë te forta, serioze Ne konsiderojmë se ai akt, de facto, i një grupi terrorist paramilitar i cili ka ardhur i pajisur e i trajnuar që nuk ka ardhur nga Marsi, por nga Serbia sepse janë përgatitur për atë aksion, ka qenë goditje serioze për destabilizimin e Kosovës dhe Veriut të Kosovës. Kjo është skajshmërisht e papranueshme dhe këtë e kemi thënë në të gjitha rastet e mundshme siç ishte rasti në Granadë. Se çfarë do të ndërmerret tash do të shohim pas këtyre bisedave. Me sa kuptoj unë ekziston vullneti dhe dëshira e të dyja palëve që kjo situatë të qetësohet dhe të vazhdohen bisedimet për normalizim” ka thënë ai.