Samiti në Tiranë, Rama në Bruksel: Dje i dhamë Evropës buzëqeshje

Prishtinë | 07 Dhj 2022 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Komentet mbi samitin e djeshëm BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua në Tiranë Kryeministri Edi Rama i ka bërë në Bruksel.

“Është momenti për të mos rënë dakord me Steven. Kur dikush më pyeti, çfarë Shqipëria mund t’i sjellë Europës? I thashë mund të sjellim buzëqeshje dhe dje sollëm buzëqeshje. I patë fytyrat e tyre dje? Ishin më mirë se sa kur mblidhen në Brukselin e mërzitshëm, në kryeqytetet depresive e të mëdha. E bukur ishte fotoja në grup dhe dëgjoja pas meje, dielli, shikoje diellin, sa diell i bukur. Dukej sikur kishin dalë nga një shpellë dhe po i gëzoheshin diellit. Këto janë gjërat e mira që i dhamë dje BE. Për të folur për buzëqeshjen, është më e thellë se ajo që duket. Ne kurrë nuk jemi të mërzitshëm. Ne jemi shumë besnikë dhe popullariteti i BE në Shqipëri vijon të mbetet shumë i lartë”, tha Rama.

Për herë të parë, liderët e Bashkimit Europian vendosën që të mbajnë një samit për Ballkanin Perëndimor jashtë hapësirës së Unionit. Sipas kryeministrit Rama ky ishte një sinjal pozitiv për rajonin.

Të ngjashme