Një raport i fundit nga DigiTimes flet për mënyrën sesi Samsung do të arrijë të mbajë pozicionin e saj drejtues, përpara Apple dhe Huawei, në tremujorin e katërt të vitit, gjithashtu, në segmentin premium të telefonave.
Apple sapo ka hedhur në treg linjën e tyre të iPhone 2019, dhe Huawei pritet të zbulojë telefonat e serisë Mate30 javën e ardhshme.
Pavarësisht modeleve të reja nga konkurenca, Samsung ende do të përfundojë vitin 2019 në vendin numër një, besojnë vëzhguesit e tregut.
Sa i përket segmentit të nivelit të mesëm, Samsung po përballet me konkurrencë të ashpër nga prodhuesit kinezë si OPPO, dhe nën-marka e tyre Realme.
Galaxy A90 5G, i paralajmëruar së fundmi, është në thelb një telefon që Samsung vendosi të nisë për segmentin e nivelit të mesëm, në mënyrë që të bëjë një prani dhe të ketë një ofertë më të përballueshme 5G.