Disa nga ju mund të jeni në dijeni se Samsung nuk do të inkuadrojë sensorin e gishtërinjve në pjesën frontale të Galaxy S8 ose Galaxy S8+.
Në mënyrë që të ketë proporcion më të madh ekan-trup, Samsung e ka lëvizur sensorin nga ana frontale në anën e prapme. Ndërkohë, në të ardhmen e afërt ky sensor mund të mos përfshihet fare në telefonat e kompanisë.
Sipas një cicërime që ka ardhur nga Kina, një punëtor i Samsung ka thënë se “ne do të heqim sensorin e gishtërinjve – është vjetruar.”
Skenuesit e gjurmëve të gishtërinjve mund të zëvendësohen nga skanerët e bebëzës së syrit ose një teknologjie të re të njohjes së fytyrës që pritet të debutojë me Galaxy S8 dhe Galaxy S8+.
Teknologjia e njohës së fytyrës thuhet se do t’i mundësoj përdoruesit të ç’kodoj telefonin e tij për vetëm .01 sekonda.