Prej fillimit Galaxy Fold i ka krijuar probleme Samsungut, gjë që e detyroi kompaninë koreane që të shtyjë paraqitjen e tij në treg. Tani ende po presim që kjo kompani të shpalosë datën e re të paraqitjes së këtij telefoni, përcjell GSMArena.
Tani një zyrtar i Samsungut ka theksuar që Galaxy Fold do të mund të gjendet në shitje gjatë korrikut.
Edhe pse nuk bëhet fjalë për përgjigjen që do të kënaqë shumicën, kjo është më mira që ka mund të ofrojë Samsungu tani për tani, shkruan KOHA Ditore.
Sipas pohimeve, Samsungu së shpejti do të mbajë një konferencë zyrtare për media ku do të shënjestrojë paraqitjen në korrik, me ç’rast do të mësojmë edhe datën specifike të lansimit.