Gjiganti i teknologjisë, Samsung, do të festojë 10-vjetorin e smartfonëve të avancuar Galaxy S vitin e ardhshëm dhe kjo kompani është duke planifikuar që të shënojë këtë vjetor jubilar me një smartfon të ri.
Fillimisht, është dëgjuar për treshen e telefonave të rinj me deri në tre kamera në pjesën e pasme dhe më vonë është konfirmuar nga DJ Koh, kreu i Divizionit për Mobilë, se asnjëri nga këta tre telefona nuk do të jetë i palosshëm – ky do të jetë një smartfon [Galaxy S10] krejtësisht ndryshe, transmeton Koha.net.
Tani, Koh thotë se Galaxy S10 do të arrijë me “një ndryshim të dukshëm në pamje” dhe se do të jetë në dispozicion me shumë opsione të ngjyrave.
Nëse bazohemi te deklaratat e Kohit, atëherë Galaxy S10 do të vijë me një dizajn të ri që nënkupton se ekrani Infinity Display me skajet e lakuara do të hiqet duke lënë hapësirë për diçka më shumë mbresëlënëse.
Gjithashtu, thuhet se Galaxy S10 do të arrijë me një teknologji biometrike për skanim në vend të skanerit për sy [Iris Scanner] dhe mund të vijë edhe me skanerin 3D për identifikim të fytyrës në mënyrë që të zëvendësojë skanerin për gishta.