Samsung Galaxy S10 Lite (ndoshta nuk është emri përfundimtar) është model interesant sepse do të jetë i vetmi në serinë e re me ekran të sheshtë (5.8-inç).
Pjesët anësore të lakuara te modelet tjera i bëjnë të duken më të vogla skajet (hapësira mes ekranit dhe kornizës së telefonit) e tyre, transmeton Koha.net. Megjithatë, ekrani i sheshtë që është parë në fotografinë e publikuar nga @IceUniverse ka një simetri të mirë në të, shkruan gsmarena.
Skajet e këtij modeli janë në mënyrë të përsosur – pa prerjen e ekranit (‘notch’). ‘Notch’, së fundmi është duke u zëvendësuar nga “vrima” e kamerës (siç shihet në fotografinë më poshtë e vendosur lart në anën e djathtë).
Image
Madje Galaxy A8 është smartfoni i parë i Samsungut me “vrimë” në ekran që është për kamerë. Arsyeja është se ekrani, prapa tij, duhet të jetë i lidhur me pllakën kryesore dhe kjo e bënë hapësirën e kufizuar më të ndërlikuar dhe të shtrenjtë. Deri tani, vetëm Apple e ka tërhequr këtë.
Megjithatë, Galaxy S10 Lite do të ketë skanerin për gishta të vendosur në pjesën anësore, kamerën kryesore të dyfishtë dhe portin 3.5mm për kufje në pjesën e poshtme.