Galaxy S8 nga Samsung pritet që të zbulohet për treg në ngjarjen teknologjike Mobile World Congress që do të mbahet në shkurt të 2017 megjithatë, pas dështimit me Note 7, kompania mund të jetë duke kërkuar një datë më të afërt për lansim.
Sipas një spekulimi të fundit, Galaxy S8 pritet të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 830 dhe RAM memoria prej 6GB duke e bërë kështu S8 një ndër telefonat më të fuqishëm.
Ekrani mund të jetë rreth 5.2” me rezolucione prej 2160 x 4096 gjë që përkthehet në kthjelltësi marramendëse të pamjes. Në anën e pasme pritet të jetë kamera prej 30MP me tiparin e stabilizimit të imazhit ndërsa në anën frontale do të jetë kamera prej 9MP për të gjitha llojet e selfie-ve.
Nën të njejtin kulm pritet të jetë edhe bateria 4200 mAh dhe hapësira e brendshme prej 64GB ose 128GB që mund të zgjerohet përmes kartelës microSD.
Tiparet tjera të parashikuara janë skenari i retinës, karikuesi pa tela dhe një mini-projektor.
Sidoqoftë, këto spekulime duhet të merren me rezervë pasi që ende është herët për të zbuluar nëse thashethemet për Galaxy S8 janë të sakta ose jo.