Samsung planifikon lansimin e Galaxy Note 8

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 10:23 | Nga

Në 2011, Samsung për herë të parë prezentoi Galaxy Note dhe kështu krijoi tregun për produktin e ri fablet të tyre.

Në fillim pajisja u prit me skepticizëm por shumë shpejtë konsumatorët kuptuan se një pajisje me ekran të madh ishte një ide e shkëlqyer dhe kështu rritën pëlqyeshmërinë ndaj produktit Note.

Por, kur Galaxy Note 7 filloi të marrë flakë, shumë njerëz menduan se kjo linjë produktesh nga Samsung do të shuhej për shkak se kompania do të distancohej nga dështimi. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë, pasi që këtë vit do të shohim lansimin e Galaxy Note 8.

Lajmi vjen nga D.J Koh, shefi i Samsung Mobile i cili në një intervistë deklaroi se kompania do të vazhdojë të punojë në serinë Note të fabletëve.

Tim Baxter, presidenti i Samsung në SHBA ka shtuar se një numër i madh i konsumatorëve që kanë një Note 4 ose Note 5 janë besnik ndaj pajisjeve të tyre dhe presin për një freskim të linjës. Kështu, kompania do të vazhdojë të sjell modele të reja në këtë seri.

Shpresojmë se modeli i ri do të jetë mjaftueshmërisht i mirë për të zëvendësuar dështimin e vitit të kaluar të Samsung.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme