Samsung “tejkalon teknologjinë e sotme” me televizorin e ri

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 09:47 | Nga

Samsung pritet të lansojë televizorin e parë të saj komercial me rezolucion 8K në panairin e teknologjisë IFA 2018 që do të fillojë në javën e ardhshme.

Panelet QLED do të jenë në dispozicion në madhësinë 65 inç, 75 inç, 82 inç e 85 inç, transmeton koha.net.

Tani për tani nuk ka asnjë përmbajtje që mund të shikohet në rezolucion 8K, kështu që Samsung është duke tejkaluar teknologjinë e tanishme me këtë TV.

Nga kjo kompani pohojnë se ky TV i emërtuar si Q900R përdorë inteligjencën artificiale e një procesor të dedikuar për të rritur rezolucionin e fotografisë “në një nivel të kapshëm për standardet 8K të kualitetit apo formës origjinale”.

Samsung TV 8K Q900R do të dal në shitje gjatë fundit të shtatorit ndërsa çmimi i tij ende nuk është zbuluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme