Gjiganti i teknologjisë, Samsung, në panairin e sivjetmë të teknologjisë CES 2019, ka prezantuar dy laptopët e rinj (Notebook) të cilat do të “përmbushin kërkesat e sotshme të konsumatorëve”.
Kompania koreano-jugore ka prezantuar modelin Samsung Notebook 9 Pro tërësisht nga metali dhe modelin Samsung Notebook Flash nga plastika, transmeton Koha.net. Po ashtu, të dy modelet vijnë me ekran 13.3-inç FHD, shkruan neowin.
Në vijim po ju paraqesim specifikat e Samsung Notebook 9 Pro:
Procesori: Intel Core i7-8565U, i gjeneratës së 8-të
RAM memoria: 8 GB LPDDR3
Sistemi operativ: Windows 10 Home
Memoria e brendshme: 256GB PCIe NVMe
Wireless: 802.11ac 2×2 (Giga)
Grafika: Intel UHD 620
Bateria: 55Wh, vjen me veçorinë ‘Fast Charging’
Pesha: 1.28 kg
Dimensionet: 12.1” x 8.1” x 0.55”
Portet: Thunderbolt 3 x2, USB-C x1, 3.5mm, microSD
Materiali i trupit: Tërësisht nga metali
Ekrani: 13.3” FHD
Kamera: HD
Altoparlantët: 1.5W x2, Thunder Amp
Lapsi Stylus: Përfshihet edhe Active Pen
Skaner për shenjat e gishtave
Tastiera me ndriçim
Ndërsa, Samsung Notebook Flash vjen me këto specifika:
Procesori: Intel Celeron N4000 ose Intel Pentium Silver N5000
RAM Memoria: 4 GB
Sistemi Operativ: Windows 10 Home
Memoria e brendshme: 64 GB eMMC
Wireless: 802.11ac 2×2 (Giga)
Grafika: E integruar
Bateria: 39Wh
Pesha: 1.36 kg
Dimensionet: 12.69” x 8.64” x 0.67”
Portet: USB-C x2, USB 3.0 x1, USB 2.0 x1, HDMI x1, 3.5mm, UFS & MicroSD Combo
Materiali i trupit: Plastikë
Ekrani: 13.3″ FHD LED (me rezolucion 1920 x 1080 pikselë), anti-refleks
Kamera: Ueb kamera
Altoparlantët: 1.5W x2
Skaneri për shenjat e gishtave
Të dy Notebookët do të jenë në dispozicion në fillim të këtij viti, por ende nuk është zbuluar se sa do të kushtojnë. Po ashtu, thuhet se Notebook 9 Pro do të jetë më i shtrenjtë se Notebook Flash.