Gjiganti i teknologjisë, Samsung, në fillim të vitit të ardhshëm do të ofrojë bateritë të cilat mund të lakohen në çfarëdo forme.
Sipas “Geeklatest”, Samsung tashmë ka aplikuar për patentimin e baterive të tilla fleksibile, shkruan phonearena, transmeton Koha.net.
Disa vite më parë, në panairin InterBattery në Kore të Jugut, Samsung pati prezantuar baterinë (apo telefonin) e cila mund të mbështillej e të bëhet si një rreth ose të lëvizet në çfarë do forme që dëshironi.
Në atë kohë, Samsung SDI është deklaruar se bateritë fleksibile do të jenë të gatshëm për prodhim masiv në disa vitet e ardhshme, dhe kjo epokë ndoshta tashmë ka arritur.
Ende nuk dihet nëse kjo patentë është gati për prodhimin komercial, por më shumë duket si një mënyrë praktike për të arritur bateritë fleksibile, kështu që kjo mund të jetë një hap tjetër i madh në teknologjinë e baterive për celularë.
Do të ishte interesante të shohim se çarë kapaciteti do të kenë këto bateri që zgjaten.