Samsungu është duke punuar në një stacion të ri baze interesant, i cili mund të arrijë në Samsung Galaxy S11, dhe i cili mund t’i projektojë njoftimet nga pajisja në ajër në formën që kompania e quan imazh “ajror”. Natyrisht, në pyetje është hologrami.
Me pak fjalë, zgjidhja e përshkruan pasqyrën dhe elementet retro-reflektuese që janë vendosur në docking station, shkruan KOHA Ditore. Kjo zgjidhje është vendosur nën këndin e nevojshëm për ta kapur dritën nga ekrani i lakuar i telefonit dhe për të krijuar hologram, si dhe një element për mbushje pa tel.
Funksioni do të përdoret për projektimin e njoftimeve të reja, shfaqjen e lajmeve si dhe përmbajtjen e mediave të cilat aktualisht reprodukohen në telefon. Patenta sugjeron që stacioni do të mbështesë kontrolle të bazuara në prekje dhe do të jetë në gjendje t’i njohë gjestikulacionet.
Pritet që Samsungu do ta publikojë Galaxy S11 gjatë shkurtit 2020, ndërsa kjo shtojcë për shfaqjen e njoftimeve hologramike mund të jetë pjesë e pajisjes së ardhshme. Përveç kësaj, thashethemet i referohen implementimit të kamerës 108MP në pjesën e pasme, me zoomim optik 5x dhe një spektrometër për matjen e parametrave të ndryshëm.