Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë nq Quebec të Kanadasë, pas sulmit nga një burrë i veshur me ‘rroba samurai’ dhe i armatosur me shpatë, raporton Express
Sulmi ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:30, në zonën e Parliament Hill në Quebec.
Të paktën dy persona vdiqën në vendin e ngjarjes, konfirmoi policia. Pesë të tjerët u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë në gjendje të rëndë, shkruan Dailymail.uk, transmeton Express.
Policia e përshkroi sulmuesin si të veshur me ‘rroba mesjetare’ dhe Radio-Canada raportoi se ai ishte veshur si samurai.
Sulmi ndodhi gjatë festimeve të Halloëeen, kur kostume të tilla jo domosdoshmërisht ngrenë alarm.
Një sulm terrorist nuk është përjashtuar, por autoritetet nuk ishin në gjendje të konfirmonin menjëherë se goditjet me thikë ishin të lidhura me një varg sulmesh e terroriste në Francë javët e fundit, duke përfshirë një sulm me thikë në një kishë në Nisë.
Një person i dyshuar u arrestua rreth orës 1 të mëngjesit, mbi një orë pas sulmit. I dyshuari përshkruhet nga policia si një mashkull në të 20-at.
Policia e ka identifikuar zyrtarisht të dyshuarin por ende nuk e ka publikuar identitetin e tij.
I dyshuari u shtrua në spital pasi u mor në paraburgim, thotë policia. Arrestimi ndodhi rreth një milje nga ndërtesa e parlamentit ku ndodhi sulmi.