Sanchez ende shpreson në transferim te Interi

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez ende shpreson të bind trajnerin e Interit, Antonio Conte që ta transferojë atë në verë, raporton gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” të enjten.

Sanchez është huazuar te Interi nga Manchester Unitedi në verën e vitit të kaluar. Mirëpo, është raportuar se klubi italian nuk mendon ta shfrytëzojë opsionin për të bërë transferimin e plotë të Sanchezit. MIrëpo, Sanchez po shpreson të realizohet transferimi dhe të mos rikthehet te Manchester Unitedi.

Sanchez 31-vjeçar ka luajtur 13 ndeshje këtë stinor në të gjitha garat me Interin, ndërsa ka një gol dhe tre asistime.

Të ngjashme