E ardhmja e sulmuesit Alexis Sanchez nuk parashihet të jetë e ndritur.
Kjo për arsye se skuadrat Manchester United dhe Inter Milan nuk janë të interesuara për shërbimet e tij, shkruan Goal.
Futbollisti 31 vjeçar aktualisht është i huazuar nga Inter, por menaxheri Antonio Conte nuk e dëshiron atë kë klub pasi të ketë kaluar sezoni.
Gjithashtu edhe Djajtë e Kuq mund ta detyrojnë futbollistin në fjalë të stërvitet veçmas nga skuadra kryesore nëse ai kthehet në Old Trafford.